Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krime lufte ndaj ish komandantit të Repartit Policor në Zveçan, ai ndodhet në paraburgim

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet M.Gj., i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Zveçanit gjatë periudhës 1998–1999.

Prokuroria bëri të ditur se, sipas aktakuzës, i pandehuri, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe dhe në cilësinë e komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) në Komunën e Zveçanit, akuzohet për vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile.

banner

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.Gj. për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Sipas aktakuzës, gjatë periudhës 1998 – 1999, në Komunën e Zveçanit, i pandehuri M.Gj., në bashkëkryerje me pjesëtarët të tjerë të forcave policore serbe dhe nën përgjegjësinë individuale dhe atë komanduese, në cilësinëe e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) në Komunën e Zveçanit, ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile”, thuhet në komunikatë.

Sipas aktakuzës, Prokuroria thotë se gjithashtu, “më 29 prill 1999, i pandehuri me pjesëtarë të tjerë të paindentifikuar, të organiuzuar në formacione të strukturuara, të uniformuar, pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, kishte ndërmarrë operacion për rrethimin e fshatit në Komunën e Zveçanit”.

“Gjatë operacionit, u vranë tre (3) banorë civilë, ndërsa shtatë (7) persona të tjerë u rrëmbyen, u dogjën shtëpi dhe u shkatërrua pasuri materiale. Trupat e gjashtë (6) prej tyre u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, ndërsa trupi i viktimës së shtatë (7) ende nuk është gjetur”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Speciale bëri të ditur se rasti i është kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe se i pandehuri ndodhet në paraburgim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy