Shefi Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar agjendën legjislative të Qeverisë, duke ngritur pikëpyetje për prioritetet dhe mungesën e një drejtimi të qartë strategjik.
Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri ka thënë se procedimi i 65 ligjeve për më pak se tre muaj nuk është tregues i mjaftueshëm i suksesit të qeverisjes, nëse këto ligje nuk u përgjigjen nevojave konkrete të qytetarëve.
“Ligjet nuk maten me numër, por me cilësi, ndikim dhe rezultate konkrete. Kosova nuk ka nevojë vetëm për më shumë ligje, por për ligje të mira që zgjidhin problemet e qytetarëve”, ka shkruar Tahiri
Ai ka theksuar gjithashtu nevojën që Kuvendi ta ushtrojë rolin e tij institucional edhe në raport me strategjinë për mbrojtjen e të zhvendosurve në Hagë.
“Këto dy pika i adresova në dhe pas Kryesisë së Kuvendit”, ka bërë të ditur Tahiri.
Në fund, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës ka theksuar se qeverisja nuk duhet të vlerësohet përmes statistikave, por përmes përgjegjësisë, vizionit dhe rezultateve konkrete

