Vjedhja e armatosur në shtëpinë e portierit të Villarrealit, shtyu që ai të mungojë ndaj Napolit

by Nexhat

Portieri i Villarrealit, Peter Gulacsi, përjetoi momente të tmerrshme të martën, çka shtyu që ai të mungojë në ndeshjen e sontme kundër Napolit.

Sipas gazetës “AS”, grabitës të armatosur e vunë në shënjestër Gulacsin në shtëpinë e tij në Monasterios (Puzol), në orët e para të së martës, ndërsa ai ndodhej me familjen e tij.

banner

Askush nuk u lëndua. Megjithatë, incidenti shkaktoi shqetësim të madh.

I tronditur nga ajo që ndodhi, portieri nuk ka arritur të flejë siç duhet gjatë orëve të fundit dhe nuk ishte në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit.

Villarreali konfirmoi se i ka njoftuar menjëherë autoritetet përkatëse dhe se po merr masat e nevojshme.

Prandaj, Luiz Junior ishte në portë sonte në stadiumin “La Ceramica”.

Braziliani ishte titullar në katër ndeshjet e para të kampionatit, përpara se trajneri t’ia besonte portën Gulacsit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

Që nga ajo kohë, portieri hungarez ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit.

Ndërkohë, Villarreali sonte fitoi 3-1 ndaj Napolit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy