Tragjedia babë e bir në Pogragjë, i dyshuari ende në arrati

by Nexhat

E diela ishte e kobshme për familjen Arifi në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Bajram Arifi. Për vrasjen e tij dyshohet babai, Remzi Arifi, 53-vjeçar, i cili edhe disa ditë pas ngjarjes vazhdon të jetë në kërkim të policisë, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda shtëpisë së familjes, ndërsa rrethanat në të cilat u vra i riu dhe motivet që mund të kenë çuar deri te kjo tragjedi ende nuk janë bërë të ditura.

banner

Që nga e diela, kur ndodhi vrasja, i dyshuari nuk është arrestuar. Autoritetet janë duke punuar për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Deri më tani, nuk ka informacione të tjera të detajuara lidhur me rastin, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta.

Rasti i rëndë ka ndodhur në fshatin Pogragjë të Gjilanit dhe po trajtohet nga organet kompetente.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy