Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Rama tha se letra e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare e dërguar dje ka vënë në pah vonesat dhe mospërmbushjen e detyrimeve që rrezikojnë organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

banner

Ai tha se kjo nuk është letra e parë dhe është vazhdimësi e paralajmërimeve që kanë ardhur prej muajsh të cilat ai thotë se nuk kanë marrë përgjigjjen e duhur nga Qeveria.

“Sot jemi këtu për të informuar opinionin publik për një situatë jashtëzakonisht serioze që ka të bëjë me organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Dje me 15 tetor, Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ISMG) ka dërguar një letër zyrtare përmes së cilës paralajmëron për vonesat dhe mospërmbushjen e detyrimeve që rrezikojnë organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë. Kjo nuk është letra e parë, është vazhdimësi e paralajmërimeve që kanë nisur muaj më parë e që fatkeqësisht nuk kanë marrë përgjigjjen e duhur nga Qeveria. ISMG konstaton se letra e 21 shtatorit ka mbetur pa përgjigjje, garancia bankare ose e sigurimit e kërkuar që nga janari nuk është dorëzuar nga detyrimet financiare që është dashur të përmbushen në qershor dhe këto nuk janë paguar”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy