Agim Aliu shkruan pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i Kryetarit të PDK’së

by Nexhat

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar Bedri Hamzën për punën, angazhimin dhe kontributin e tij në drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përmes një statusi Aliu ka vlerësuar bashkëpunimin me Hamzën në periudha suksesi dhe sfidash, duke theksuar se së bashku kanë përballuar procese me peshë historike dhe kanë kontribuar në realizimin e projekteve e veprave publike në shërbim të qytetarëve.

banner

“Faleminderit Kryetar Bedri Hamza, për punën, angazhimet, kontributin dhe drejtimin e familjes sonë politike”, ka shkruar Aliu.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke e përmbyllur mesazhin me thirrjen: “Bashkë vazhdojmë për Kosovën, për qytetarët!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy