“Nuk ka me pasë qeveri ma të mirë se e Isa Mustafës”, Haxhiu: Të gjithë në PDK që e dinin që Thaçi e Veseli do akuzoheshin e kishin frikën që LDK nuk do ndihmonte

by Nexhat

Gazetari Baton Haxhiu tha se “nuk ka me pasë qeveri më të mirë sesa ajo e Isa Mustafës”.

Ai në Pressing në T7 tha; “Nuk kam pa narracion më të pavërtetë sesa për korrupsionin në Qeverinë e Isa Mustafës, qeveria më e mirë dhe më e pakorruptuar”, vlerësoi Haxhiu.

banner

“Ajo qeveri ka ra kryesisht me presionin nga jashtë dhe jo me dëshirë të PDK-së e LDK-së”, sipas Haxhiut.

Tutje ai tha; “të gjithë njerëzit në PDK që e dinin që Thaci e Veseli do akuzoheshin, e kishin frikën që LDK nuk do ndihmonte asnjë gjë gjatë procesit të Hagës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy