Apeli refuzon ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit për lirim nga paraburgimi

by Nexhat

Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gani Gecit, ndaj vendimit për caktimin e paraburgimit nga Gjykata Themelore.

Siç ka mësuar Klan Kosova, kërkesa e mbrojtjes ka qenë që të anulohet vendimi i Themelores dhe që Geci të lirohet.

banner

Mbrojtja ka kërkuar që, nëse nuk aprovohet kërkesa për lirim, atëherë ajo masë të zëvendësohet me masën e ndalimit për t’ju afruar personit ose vendit të caktuar

Por, Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtjes, duke e vërtetuar vendimin e ankimuar.  

Gani Geci është ndaluar më 13 tetor, pas ankesës së gazetarit Lirim Mehmetaj.

Më 14 tetor, Gecit iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy