Ish-deputeti Gani Geci është duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se Geci është paraqitur në spital gjatë ditës së djeshme, pasi ka pasur probleme me tensionin e lartë të gjakut.
Sipas të të njëjtave burime, ai ende nuk është liruar nga spitali dhe po vazhdon të marrë trajtim mjekësor
Gjithashtu, pikërisht sot Gjykata e Apelit ia ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së Gecit, ndaj vendimit për caktimin e paraburgimit nga Gjykata Themelore.
Siç mesohet kërkesa e mbrojtjes ka qenë që të anulohet vendimi i Themelores dhe që Geci të lirohet

