Rrahmani i drejtohet auditorës së përgjithshme: Më shumë dukeni si zëdhënëse e Qeverisë sesa raport real

by Nexhat

Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, i ka reaguar auditorës së përgjithshme, Vlora Spanca, gjatë diskutimit për Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Rrahmani ka vlerësuar nivelin e raporteve të auditimit dhe punën dokumentuese të institucionit, por ka shprehur mospajtim me interpretimin e auditorës së përgjithshme, duke thënë se deklarimi i saj i ngjante më shumë një qëndrimi në mbrojtje të Qeverisë sesa një paraqitjeje reale të gjetjeve të raportit,

banner

“Raportet e auditimit janë goxha në nivel, nëse i shohim e i analizojmë, por nuk pajtohem me interpretimin e auditorës. Më shumë m’u duk si zëdhënëse e Qeverisë sesa paraqitje reale e një dokumenti që e keni”, deklaroi Rrahmani.

Ai theksoi se po i referohej punës dhe dokumentimit të raportit, për të cilat tha se e meritonin përgëzimin, ndërsa kritikoi mënyrën e prezantimit të gjetjeve.

Rrahmani bëri të ditur se do ta shfrytëzonte kohën e tij për të diskutuar më hollësisht rreth gjetjeve të raportit, duke përmendur edhe përvojën e tij në punën e komisionit dhe mënyrën e parashtrimit të pyetjeve.

Ndërsa përgjigjen e saj, auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, kërkoi kohë për t’i shqyrtuar çështjet e ngritura dhe për t’u kthyer me përgjigje.

 Ajo reagoi edhe ndaj vlerësimit të Rrahmanit se deklarimi i saj ishte i ngjashëm me atë të një zëdhënëseje të Qeverisë.

“Nëse më lejon pak kohë, e shoh edhe kthehemi me përgjigje. Po paraprakisht, nëse mundem me komentu edhe fjalën e juaj, kur e thatë që më shumë duket si zëdhënëse e Qeverisë. Tash fjala ime është marrë komplet nga raporti vjetor i auditimit dhe mendoj që ka qenë shumë i balancuar”, tha Spanca

Ajo u shpreh e gatshme të arsyetonte secilën çështje konkrete për të cilën Rrahmani mund të kishte vërejtje.

Auditorja e përgjithshme theksoi se opinioni i auditimit ishte i kualifikuar dhe, sipas saj, i bazuar, duke thënë se e kishte komunikuar atë në kohën e duhur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy