Kushërira e Arlinda Zekajt revoltohet me drejtësinë: E lajmëroi shtetin, por e neglizhuan

by Nexhat

Vajza e axhës së Arlinda Zekajt është deklaruar për media, pas vrasjes makabre të familjare së saj.

Ajo shprehet e revoltuar me sistemin e drejtësisë, ndërsa tha se si mund të ndahet fëmija nga nëna, duke pretenduar se Arlindës nuk iu dha djali nga ana e ish-bashkëshortit të saj, transmeton Klankosova.

banner

“Nuk e di kush e ka djalin, me pas pasur komunikim me këta njerëz ish zgjidh problemi, por ata njerëz nuk janë. Ata normalisht e ka çu djalin për çdo vikend, kur u shku me marr, nuk ia kanë dhënë djalin, aty ka plasë belaja. Qysh e ndan fëmijën prej nanës? Ku ekziston kjo? Vetëm këtu, sepse i korruptojnë njerëzit”, u shpreh vajza e axhës së Arlindës.

“Ka pasur raste me të, e ka lajmëru, por shteti e ka neglizhuar”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy