Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë të përgjegjësisë institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Ismaili ka rikujtuar se Zekaj, pak ditë para se të vritej, kishte shkruar: “Kjo është shpresa ime e fundit”.

banner

Sipas tij, ajo kishte paralajmëruar rrezikun dhe kishte kërkuar mbrojtje, ndërsa letra e saj tashmë mbetet dëshmi e një përpjekjeje për të shpëtuar jetën.

Ismaili ka thënë se Arlinda Zekaj është gruaja e tetë e vrarë këtë vit në Kosovë, duke e cilësuar këtë situatë si dështim zinxhiror që kërkon përgjegjësi zyrtare dhe morale.

Ai ka kërkuar hetimin e çdo hallke institucionale dhe marrjen e masave konkrete për mbrojtjen e grave në rrezik, me afate dhe përgjegjës të përcaktuar.

“Vetëm të flasim më nuk mjafton. As të shprehim ngushëllime pas çdo vrasjeje. Gratë kanë nevojë për mbrojtje sa janë gjallë”, ka shkruar Ismaili.

Ai ka thënë se shteti ia braktisi Arlindës shpresën e fundit, duke bërë thirrje që institucionet të veprojnë në mënyrë që asnjë gruaje tjetër të mos i mbetet thirrja për mbrojtje amanet pas vdekjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy