Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, gjatë të cilit shkallët e ndërtesës janë lyer me ngjyrë të kuqe.
Aksioni u zhvillua një ditë pas vrasjes së rëndë të Arlinda Zekajt nga kunati i saj, në Vitomiricë të Pejës.
Përmes këtij aksioni simbolik, ngjyra e kuqe në shkallët e Qeverisë vjen në një kohë kur vrasja e Arlinda Zekajt ka rikthyer vëmendjen te dhuna ndaj grave dhe përgjegjësia e institucioneve për mbrojtjen e tyre.

