Kvaratskhelia operohet pas këputjes së ligamentit

by Nexhat

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia, është operuar me sukses në Doha të Katarit, pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë.

Klubi francez ka njoftuar të martën se futbollisti gjeorgjian do të nisë tashmë procesin e rehabilitimit.

banner

Kvaratskhelia e ka pësuar lëndimin në fitoren e PSG ndaj Barcelonës, në ndeshjen e javës së kaluar në Champions League. Ai e ka përdredhur gjurin e djathtë dhe është detyruar të largohet nga fusha me ndihmën e stafit, pak para minutës së gjashtëdhjetë.

Lëndimet e ligamentit të kryqëzuar të përparmë zakonisht kërkojnë të paktën gjashtë muaj rikuperim. Për këtë arsye, njëzet e pesë vjeçari mund të mungojë për një periudhë të gjatë, ndërsa kohëzgjatja e saktë e rikthimit të tij nuk është bërë e ditur.

Lëndimi ka ardhur vetëm një ditë pasi Kvaratskhelia e ka përfunduar ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë” për vitin 2026 në vendin e gjashtë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy