Bashkimi Evropian ka lëshuar të martën një komunikatë si reagim për procesin zgjedhor në Serbi. Me një gjuhë të kujdesshme, Brukseli ka uruar “Listën e Studentëve”, duke listuar pritjet e BE-së sa i përket punëve të brendshme që Qeveria e re duhet të kryej dhe çështjet ku duhet të ketë përmirësim të gjendjes, siç janë sundimi i ligjit, lirisë së medias dhe pavarësisë së gjyqësorit.
Në asnjë prej reagimeve të lëshuara s’është përmendur çështja e dialogut të Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë, zyrtarët e BE-së ndryshe i janë qasur Kosovës pas përfundimit të zgjedhjeve.
Të paktën, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, në një shkrim të saj pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 qershorit në Kosovë, menjëherë kishte kërkuar progres në Dialogune Brukselit, duke theksuar se është i domosdoshëm për rrugën drejt BE-së.
“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin rrugën për t’i dhënë fund ngërçit politik që zgjati më shumë se një vit.Tani, liderët politikë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të Qeverisë.Përparimi në dialogun Beograd–Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian”, kishte shkruar Kallas më 8 qershor të këtij viti.


