Ramos i zbulon prapaskenat e largimit nga PSG-ja: “Doja të ikja…”

by Nexhat

Gonçalo Ramos ka zbuluar se dëshironte të largohej nga Paris Saint-Germain që në janar, pasi ishte i zhgënjyer me mungesën e minutave si titullar.

“Gjatë tri viteve të mia të fundit te PSG-ja, nuk mendoj se kam luajtur katër apo pesë ndeshje radhazi si titullar. Madje, më ka ndodhur të shënoj në katër apo pesë ndeshje radhazi pa qenë titullar asnjëherë. Për mua, kjo nuk kishte kuptim”, rrëfeu portugezi.

banner

Ai tregoi se klubi francez nuk e lejoi të largohej në janar, por Luís Campos i premtoi se do ta lironte gjatë verës, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Vendimtare për transferimin te Milani ishte biseda me trajnerin Ruben Amorim.

“Amorim më telefonoi dhe më tha se i duhej një sulmues qendror dhe se unë isha zgjedhja e tij. Më tha se së bashku do të arrinim gjëra të mëdha”, deklaroi Ramos.

Sulmuesi pranoi se largimi nga Parisi ishte emocionalisht i vështirë për shkak të lidhjes me bashkëlojtarët, por tani ndihet më mirë në Milano, ku ka më shumë hapësirë për të luajtur në pozicionin e tij natyral.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy