Nga debati verbal në sherr fizik, përplasje mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë (VIDEO)

by Nexhat

Një incident është regjistruar në Parlamentin e Armenisë, ku deputetët e partisë në pushtet, “Konventa Politike”, dhe përfaqësuesit e opozitës u përplasën, duke shkaktuar ndërprerjen e seancës parlamentare.

Incidenti ndodhi gjatë fjalimit të deputetit Taron Chakhoyan, i cili bëri komente kundër opozitës. Pas tyre, ai u përfshi në një konfrontim të ashpër verbal me Narek Karapetyan, kreun e fraksionit “Armenia e Fortë”, ndërsa tensionet në sallë u rritën.

banner

Deputetët e opozitës iu afruan foltores ku ndodhej Chakhoyan dhe, brenda pak sekondash, debati u përshkallëzua në sherr fizik. Gjatë përplasjes, një deputet ra përtokë, ndërsa seanca u ndërpre për shkak të tensioneve.

Përplasja vijoi edhe në korridoret e parlamentit, ku u kërkua ndërhyrja e personelit të sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy