Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, gjatë diskutimeve për buxhetin e shtetit.
Hoti iu drejtua Muratit me akuza të drejtpërdrejta, duke e kritikuar për mënyrën se si i menaxhon financat publike,
“Ministër, po gënjen, ti veç financat e tua i din – je abuzuesi më i madh”, deklaroi Hoti
Përplasja ndodhi në kuadër të diskutimeve për çështjet buxhetore, ku Hoti shprehu kritikat e tij ndaj Muratit.

