Vëllai i Liridonës pas seancës në Apel: Vendimin me burg përjetë e presim për Naimin, Granitin dhe Kushtrim

by Nexhat

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore në Gjykatën e Apelit, në rastin e vrasjes së motrës së tij.

Ai tha se ajo që ndodhi sot nuk ishte e hijshme, duke kritikuar mbylljen e seancës.

banner

Megjithatë, familja pret që vendimi për të akuzuarit të jetë me burgim të përjetshëm, ashtu siç kërkojnë për Naim Murselin dhe Granit Plavën, duke shpresuar që i njëjti vendim të përfshijë edhe Kushtrim Kokallën

“Çfarë pamë ne sot në këtë seancë, nuk ishte e hijshme. Sot gjykata mundi ta thotë të vërtetën dhe t’i lirojë mediat, e të krijojë bindjen se i mbron gratë, motrat e nënat tona.

Ne presim që vendimi të jetë ai si për Naimin, Granitin me burgim të përjetshëm dhe shpresojmë që këtij vendimi t’i bashkëngjitet edhe Kushtrim Kokalla”, u shpreh ai.

Ndryshe, Murseli është ankuar në Apel, duke kërkuar dënim më të butë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy