Prattipati në Presidencë për ta uruar Shiroka-Pulën, Presidentja i flet për “forcim bashkëpunimi”

by Nexhat

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e uroi për marrjen e detyrës.

Presidenca tha se Shiroka-Pula shprehu mirënjohjen për urimin dhe riafirmoi përkushtimin e saj për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

banner

Në këtë kontekst, Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e “forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe të vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët, në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë rajonale, si dhe të zhvillimit dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy