PSRK konfirmon se Përparim Rama u intervistua si i pandehur për rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar sot në cilësinë e të pandehurit lidhur me projektin “Arkitekti i Qytetit”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

banner

“Prokuroria Speciale ju njofton se personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të veprimeve hetimore që Prokuroria është duke i zhvilluar në rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy