Këngëtarja e mirënjohur Vjollca Haxhiu është banorja e radhës që është bërë pjesë e lojës së Vëllaut të Madh.
Me eksperiencën e madhe në skenë Vjollca thotë se është këmbëngulëse dhe e sinqertë.
“Nuk toleroj asnjëherë të hedhet baltë mbi vlerat e mija dhe karakterin tim”, tha ajo në klipin hyrës.
A do ti shërbejë eksperienca e gjatë në skenë brenda lojës mbetet të shihet, derisa këngëtarja tha se do të mbetet në kujtesë të ndjekësve.
“Do të mbes në kujtesën e njerëzve”, tha ajo

