Aleanca kërkon debat për energjinë, Tahiri kritikon çmimet e larta

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka ngritur shqetësime për gjendjen në sektorin e energjisë, duke kritikuar çmimet e larta dhe problemet me furnizimin me energji elektrike.

Tahiri ka bërë të ditur se kërkesa e tyre për debat parlamentar lidhur me energjinë dhe dështimet në këtë sektor është dakorduar të shtyhet për javën e ardhshme.

banner

“Kërkesa jonë për debat për energji dhe dështimet që kanë ndodhur në këtë sektor, për çmimet e larta, u dakordua të mos mbahet këtë javë, por javën e ardhshme. Edhe pse është një temë e rëndësishme, ajo që më duhet ta them dhe që ndërlidhet me energjinë është se sot për sot Kosova është duke e blerë energjinë me çmimin më të lartë në nivel të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Tahiri

Ai ka kritikuar gjithashtu gjendjen e kapaciteteve prodhuese të energjisë, duke theksuar se blloku B1 i Termocentralit Kosova B është jashtë funksionit.

“Blloku më i rëndësishëm, B1, është jashtë funksionit, për çka është folur shumë, ndërsa si rrjedhojë sot Kosova, shumica e qyteteve, gjendet në terr”, ka thënë ai.

Tahiri ka theksuar se çështja e energjisë nuk duhet të trajtohet vetëm si problem ekonomik, por edhe si çështje me rëndësi strategjike dhe politike për vendin.

“Diskutimi për energjinë realisht është diskutimi për jetën. Trajtimi i kësaj teme me prioritet është forcim i pozicionit jo vetëm energjetik, mirëpo edhe strategjik dhe politik”, ka deklaruar Tahiri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy