GJAKOVË/ OJQ-të protestojnë para Stacionit Policor, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë kundër vrasjes e dhunës ndaj grave

by Nexhat

Në shenjë proteste kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre, organizatat joqeveritare të Gjakovës protestuan sot para Stacionit Policor, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në këtë qytet.

Ideal Zhavel, përfaqësues i OJQ-së “Activism Root”, tha se qëllimi i protestës ishte ngritja e zërit dhe kërkimi i përgjegjësisë nga institucionet përkatëse, duke theksuar se kanë kaluar tetë ditë nga vrasja e Arlinda Zekajt dhe ende nuk janë ndërmarrë masat e duhura ndaj përgjegjësve kryesorë.

banner

Ndërkaq, Dorina Babuni Krelani, përfaqësuese e OJQ-së “Medika”, tha se protesta, përveç kërkesës për përgjegjësi institucionale, ishte edhe thirrje për gjithë shoqërinë që të angazhohet më shumë në çdo mjedis shoqëror për parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy