Haradinaj nderon Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në 37-vjetorin e rënies së tyre

by Nexhat

Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Prishtinë, në nderim të heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 37-vjetorin e rënies së tyre.

Haradinaj ka kujtuar kontributin e dy atdhetarëve, të cilët me jetën dhe veprën e tyre u bënë frymëzim për brezat që luftuan për çlirimin e Kosovës.

banner

“Heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës. Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy