Kryeministri Albin Kurti foli në një mbedhje të Qeverisë për “performancë të jashtëzakonshme të të hyrave”.
Kurti tha se për vitin 2027, “buxheti i projektuar parasheh nivelin prej 4.27 miliardë euro”, që tha se është “për 200 milionë euro më i lartë sesa buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe për 300 milionë euro më i lartë sesa buxheti bazë i vitit 2026”.
Ai tha se po e bënë qëndrueshmërinë fiskale “duke e mbajtur deficitin dhe borxhin publik në nivelet më të ulëta historikisht”.
Përmendi “transformimin e strukturës së të hyrave”.
“Përderisa në qeverisjet paraprake, përqendrimi i barrës së mbledhjes së të hyrave i vihej kryesisht Doganës, me qeverisjen tonë të hyrat e brendshme rriten më shpejt sepse po rritet ekonomia e po shtohet punësimi”, tha ai.
Kurti tha se sivjet, Kosova është në mesin e vendeve me rritjen më të shpejtë ekonomike “në rajon e më gjerë”.
“Sivjet, përkundër sfidave me të cilat po ballafaqohemi edhe ne krahas gjithë botës, rritja ekonomike ka shënuar nivelet prej 5.4 dhe 4.1% për trmujorin e parë dhe tremujorin e dytë përkatësisht. Kjo na vendosë te vendet me rritjen më të shpejtë në rajon e më gjerë”, tha ai.

