Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat

by Nexhat

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina kanë ende mundësi të shënojnë përparim dhe të përshpejtojnë reformat e nevojshme drejt anëtarësimit në BE.

Në një deklaratë në kuadër të Samitit të Zgjerimit të BE-së 2026, të organizuar nga Euronews, Costa ka vlerësuar se procesi i zgjerimit është një nga investimet më të rëndësishme gjeopolitike të Evropës për paqen, sigurinë, demokracinë, stabilitetin dhe prosperitetin,

banner

Sipas tij, zgjerimi ka ndihmuar në tejkalimin e ndarjeve historike dhe, në rrethanat e sotme ndërkombëtare, mbetet i rëndësishëm për forcimin e Evropës si aktor gjeopolitik, fuqi ekonomike dhe faktor paqeje

Costa ka theksuar se procesi i integrimit nuk ka të bëjë vetëm me forcimin e Bashkimit Evropian, por edhe me përmbushjen e aspiratave të miliona qytetarëve evropianë që kanë zgjedhur demokracinë, lirinë dhe bashkëpunimin.

Ai ka nënvizuar se procesi i anëtarësimit duhet të jetë i drejtë, i qëndrueshëm dhe i bazuar në merita, ndërsa BE-ja duhet të përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj.

Duke folur për Ballkanin Perëndimor, presidenti i Këshillit Evropian ka bërë të ditur se me liderët e rajonit do të diskutojë për këto çështje edhe në Samitin e katërt BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet pas tri javësh, gjatë mandatit të tij.

Ai ka përmendur gjithashtu Planin e Rritjes dhe iniciativat e tjera evropiane, të cilat, sipas tij, po ndihmojnë në rritjen e investimeve, përafrimin ekonomik dhe integrimin më të afërt të vendeve të rajonit në Tregun e Përbashkët Evropian.

Si shembuj të përparimit, Costa ka përmendur pjesëmarrjen në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), përmirësimet në pikat kufitare, forcimin e lidhjeve të transportit, nismat digjitale dhe uljen e kostove të shërbimeve të roamingut

Ndër të tjera, ai ka rikujtuar se gjatë tetorit, Bashkimi Evropian ka mbajtur konferenca ndërqeveritare për anëtarësim me Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Sipas tij, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mbyllur përkohësisht kapituj të tjerë të negociatave, ndërsa Ukraina dhe Moldavia kanë hapur negociata për grupkapituj të rinj. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy