Remi e quan të ngutshëm vendimin e Hamzës për dorëheqje: Kisha pasë qef ai me qenë kryetar deri në kuvendin e partisë

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka komentuar në emisionin Pressing vendimin e Bedri Hamzës për të dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë, duke e cilësuar atë si të ngutshëm.

Mustafa ka thënë se ka zhvilluar negociata me Hamzën për kthimin e tij në PDK dhe se e njeh mirë atë. Ai ka shprehur dëshirën që Hamza të vazhdonte të ishte kryetar deri në mbajtjen e Kuvendit të partisë.

banner

“Kam bërë negociata me z. Hamza për kthimin tim, e njoh mirë, mu ka duk i ngutshëm. Kisha pas dëshirë që derisa të shkojmë në Kuvendin e partisë, Bedri Hamza të jetë kryetar”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka shtuar se Hamza ka kontribuar në ruajtjen e unitetit brenda PDK-së dhe se nuk do të kishte dashur që ai të jepte dorëheqje.

“Bedri Hamza na ka mbajtur të bashkuar, s’kisha dashtë ai me dhënë dorëheqje”, ka thënë Mustafa në Pressing.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy