PEJË/ Rast i rëndë, një person arrestohet për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur, kërkohet paraburgim

by Nexhat

Një person në Pejë, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale ‘’kundër integritetit seksual’’.

Kështu ka bërë të ditur, Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë.

banner

Ky i fundit, në përgjigjen e tij ka shtuar edhe se, prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndërsa viktima ka marrë tretmanin e duhur nën përkujdesje të institucioneve shtetërore.

‘‘Ajo çka mund të konfirmoj është se një person është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale kundër integritetit seksual. Për të njëjtin prokurori i shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. Viktima ka marrë tretmanin e duhur nën përkujdesje të institucioneve shtetërore’’, ka deklaruar Nikçi.

Nga raportimet e mediave, mësohet se viktimë në këtë rast është vajza e të dyshuarit.

Ndërsa në raportin 24-orësh të Prokurorit të Shtetit, bëhet e ditur se, departamenti për të mitur ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprat penale: “Sulmi seksual” dhe “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit të fëmijëve”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy