Sulmohet fizikisht gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

by Nexhat

Gjyqtarja e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Qëndresa Sejdiu, është sulmuar fizikisht pasditen e 4 nëntorit 2026, në fshatin Sadovinë e Jerlive në Viti, për motive akoma të panjohura.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtares, duke theksuar se raste të tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme.

banner

“Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit”, ka thënë KGjK-ja.

Këshilli tha se mbështet fuqishëm gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik.

Njëkohësisht, KGjK u ka bërë thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e menjëhershëm të rastit dhe për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e gjyqtarëve, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është iniciuar si ‘Sulm ndaj pesonit zyrtar’ dhe se personi i dyshuar është ndaluar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy