Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg: Do t’i takojë edhe të tjerët

by Nexhat

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar të vizitohet nga mjekët e Hagës, duke treguar se ka disa probleme me shiqim.

Gucati në RTV 21 të enjten ka treguar se vetë personalisht i ka kërkuar Krasniqit që të mos e refuzojë asistencën mjekësore, pasi është diçka e domosdoshme.

banner

Kreu i OVL-UÇK’së ka treguar se përgjatë këtij muaji do t’i takojë në Hagë edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin me 11 dhe 12 nëntor dhe Rexhep Selimin në fund të muajit.

”Ka pasë t’i bëjë kontrollat e syve, ka refzu prapë. Unë u mundova ta bindë. Edhe shokët brenda janë munduar”, ka deklaruar Gucati.

Sa i përket Ligjit për Specialen, Gucati ka thënë se është Ligj i mirë dhe ka bërë thirrje që Kurti të mos bëjë ndonjë marrëveshje me BE-në në dëm të interesit të vendit sa i përket diskutimeve për Ligjin në fjalë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy