FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

by Nexhat

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u realizua në Slunj të Kroacisë me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të togut për intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Trajnimi u udhëhoq dhe u realizua nga instruktorë të ushtrisë kroate të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.

banner

Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan aktivitete të ndryshme praktike, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e shkathtësive në fushën e intervenimeve.

Përmes këtyre aktiviteteve u mundësua avancimi i shkathtësive taktike, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar.

Pjesëmarrja në trajnime të tilla dëshmon përkushtimin e FSK-së në ngritjen e vazhdueshme të profesionalizmit, gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy