Abdixhiku pret në takim Prattipatin: Folëm për perspektivën ekonomike e projektet me rëndësi për Kosovën

by Nexhat

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, në selinë e partisë së tij.

Abdixhiku tha se biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend, “perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës”.

banner

“E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën”.

Ai tha se për LDK-në, “miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm. Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy