Musliu-Shoshi për Ligjin për Specialen: Ose përfshihen rekomandimet në Komisionin për Legjislacion, ose gjithçka nis nga zero

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale ekzistojnë dy mundësi: që çështja të kthehet në Komisionin për Legjislacion, ku do të diskutohen dhe përfshihen rekomandimet e propozuara, ose që i gjithë procesi të nisë nga pika zero.

Ajo ka theksuar se kjo çështje po diskutohet nga PDK-ja në bashkëpunim edhe me partitë e tjera shqiptare, duke nënvizuar se përgjegjësia për këtë proces u takon të gjithëve.

banner

Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se qëllimi i tyre është që ligji të jetë në shërbim të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.

“Janë dy mundësi ose do të shkojë në Komisionin për Legjislacion, do diskutojmë këto rekomandime dhe do përfshihen në ligj. Ose do bëhet gjithçka nga zero, kjo është pjesa që ne si PDK po e diskutojmë bashkë me partitë e tjera shqiptare, mirëpo përgjegjësia është e secilit…Qëllimi ynë është që ligji të jetë në shrëbim të clirimtarëve tanë në Hagë”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy