Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai u pyet nga analisti Albatros Rexhej se “a është Dejona Mihali kapo e energjisë”.
“A është Dejona kapo e energjisë”, pyeti Rexhaj.
“Nuk ka të bëjë Dejona me çështjen e energjisë”, tha Kërçeli.
“Po nëpër studio, nëpër komente thuhet kjo. Le t’i sqarohet njerëzve”, theksoi Rexhaj.
“Jo që nuk është e vërtetë, por është edhe shpifje. Deri tash kish dalë diçka si po e bën pyetjen”, tha Kërçeli.

