FSK e PK me ushtrim të përbashkët me ushtarë të SHBA’ve, Shqipërisë e Kroacisë, ambasada amerikane jep detaje

by Nexhat

Ushtrimi shumëkombësh VALOR SHIELD 2026,  i ka bashkuar Forcat e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe forcave partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia, në një ushtrim që është zhvilluar gjithandej territorit të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në njoftimin e secilës është shtuar se, ky ushtrim ka forcuar kapacitetet e operacioneve speciale.

banner

‘’Me mbështetjen dhe kontributin e konsiderueshëm të Ambasadës së SHBA-së dhe Grupit të saj Ushtarak (MILGP), ky ushtrim forcoi kapacitetet e operacioneve speciale, rriti ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave pjesëmarrëse dhe përforcoi bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur institucionet e sigurisë së Kosovës dhe për të ndërtuar partneritete edhe më të forta me aleatët tanë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy