Haziri për vendimin e ri në Hagë: Europa e konsideron Kosovën të paaftë për të garantuar drejtësinë

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë përmes një postimi në Facebook.

Ai ka vënë në dukje lidhjen mes datës 17 nëntor 1994, të cilën e cilëson si ditën e lindjes së UÇK-së, dhe 17 nëntorit 2026, kur në Hagë u dha një tjetër vendim dënues lidhur me pengimin e drejtësisë.

banner

Sipas Hazirit, krijimi i Dhomave të Specializuara erdhi si pasojë e pretendimeve për pengim të drejtësisë dhe ndikim te dëshmitarët.

Deputeti i LDK-së ka shprehur gjithashtu kritika ndaj perceptimit europian për Kosovën, duke deklaruar se vendi shihet si i paaftë për të menaxhuar politikat e brendshme dhe për të ofruar garanci për drejtësinë.

Postimi i Hazirit:

Ushtria me emërtimin UÇK lindi më 17 nëntor 1994, diku në Zvicër.

Pas 34 vitesh nga lindja e Ushtrisë Çlirimtare, më 17 nëntor 2026, në Hagë u dha një tjetër vendim dënues, si pasojë e pengimit të drejtësisë.

Haga dhe Dhomat e Specializuara u krijuan pikërisht për shkak të pengimit të drejtësisë dhe të dëshmitarëve.

Në të vërtetë, kjo nuk ka ndodhur, por ky është këndvështrimi europian për Republikën e Kosovës në administrimin e politikave të saj të brendshme, si një vend i paaftë dhe jo garantues!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy