Një aksion simbolik është zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur një fotografi me letrën e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.
Në këtë mesazh kërkohet përgjegjësi institucionale për rastin e saj, duke u rikujtuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve duhet të jetë prioritet i institucioneve.
“Arlinda nuk jeton më, sepse ne dështuam ta mbrojmë jetën e saj. Ne, assesi nuk guxojmë të lejojmë që Arlinda të vdesë”, thuhet në mesazhin e vendosur nga një qytetar.
Në mesazh më tej është theksuar se përgjegjësia për mbrojtjen e të drejtave dhe jetës së qytetarëve duhet të jetë mbi të gjitha.


