Rrahman Rama: Besoj se nesër votohet ligji për Gjykatën Speciale, jemi të gatshëm ta ndryshojmë sërish për ta ndihmuar procesin

by Nexhat

Deputeti i PDK-së, Rrahman Rama, ka deklaruar se ka bindjen që ligji për Gjykatën Speciale do të përfundojë nesër, duke theksuar se më pas mund të nisë procesi i plotësim-ndryshimit të tij.

Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Rama tha se, nëse paraqitet nevoja, janë të gatshëm që ligjin ta ndryshojnë sërish, edhe pas plotësim-ndryshimeve.

banner

“E kam bindjen personale që nesër përfundon ky ligj, votohet, që sa më parë të fillojmë plotësim-ndryshimin. Edhe pas dy ditësh, nëse është kërkesë dhe nevojë për t’i dalë në ndihmë procesit, prapë jemi të gatshëm ta ndryshojmë”, ka deklaruar Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy