Trepça dhe Bashkimi rikthehen sonte në aksion në FIBA Europe Cup

by Nexhat

Dy skuadrat kosovare, Trepça dhe Bashkimi, vazhdojnë sonte rrugëtimin e tyre në arenën ndërkombëtare, ku do të zhvillojnë ndeshjet e radhës në kuadër të FIBA Europe Cup.

Të dyja skuadrat do të luajnë para tifozëve vendas, duke synuar paraqitje sa më të mira dhe rezultate pozitive në këtë garë evropiane.

banner

Kampionia e Kosovës, Trepça, do të përballet me skuadrën kroate Split, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 18:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Mitrovicasit synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të arritur një tjetër rezultat pozitiv në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, Bashkimi do të jetë nikoqir i skuadrës angleze Manchester Basketball, në përballjen që fillon nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Prizrenasit do të kërkojnë një paraqitje të mirë përballë kundërshtarit anglez, me synimin për të shënuar fitore para publikut të tyre.

Pjesëmarrja e Trepçës dhe Bashkimit në FIBA Europe Cup është e rëndësishme për përfaqësimin e basketbollit kosovar në garat ndërkombëtare, duke u dhënë klubeve mundësinë të matin forcat me skuadra nga vende të ndryshme të Evropës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy