Flora Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës, konfirmoi për Gazetën Express se sot rreth orës 19:20 policia ka pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Sipas Ahmetit, në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një person me karrocë të invalidëve.
“Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i karrocës së invalidëve) I.Ll mashkull 77vjeç, ka vdekur”, tha ajo.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

