Thibaut Courtois ka nënshkruar kontratën e re me Real Madridin, duke e zgjatur qëndrimin në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2028.
Portieri belg ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit madrilen dhe pritet që rinovimi të zyrtarizohet së shpejti.
Pas Arda Gülerit dhe Aurelien Tchouamenit, Courtois bëhet futbollisti i radhës që siguron kontratë të re me gjigantin spanjoll.
Real Madridi po vazhdon kështu të sigurojë të ardhmen e futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës.

