Kryeministri polak, Donald Tusk, nuk i kurseu kritikat ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, qw i quajti homologët e tij kinez dhe rus “miq”.
Në një reagim në rrjetin social X, Tusk shkroi: “Zot, na ruaj nga miq të tillë”.
Tusk ndodhet të enjten në Berlin, ku po merr pjesë në takimin e të ashtuquajturit “Koalicioni i të Gatshmëve”, një grup i aleatëve kryesorë të Ukrainës. Në takim po marrin pjesë gjithashtu presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, si dhe të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

