E ardhmja e Simeones mbetet pezull, Cerezo zbulon situatën

by Nexhat

E ardhmja e Diego Simeones te Atletico Madridi vazhdon të mbetet e paqartë, ndërsa drejtuesit e klubit ende nuk kanë marrë një vendim për vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin argjentinas.

Pavarësisht raportimeve se Simeone pritet të qëndrojë në krye të skuadrës madrilene, kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027 dhe deri më tani nuk ka pasur hapa konkretë për rinovimin e saj.

banner

Për këtë çështje ka folur edhe presidenti i klubit, Enrique Cerezo, i cili ka bërë të ditur se situata mbetet e pandryshuar.

“Nuk ka asgjë të re sa i përket Simeones, as pro dhe as kundër. Gjithçka është saktësisht njësoj”, deklaroi Cerezo.

Ai foli edhe për objektivat e Atletico Madridit në sezonin e ardhshëm, duke veçuar mundësinë e fitimit të Ligës së Kampionëve, finalja e së cilës do të zhvillohet në stadiumin Metropolitano.

“Situata është e vështirë, pasi La Liga, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit janë gara shumë të vështira. Megjithatë, do të përpiqemi të arrijmë sa më shumë për klubin tonë të dashur. Fitimi i Ligës së Kampionëve në stadiumin tonë do të ishte perfekt, por shumë skuadra e dëshirojnë të njëjtën gjë. Shpresojmë të kemi një sezon të suksesshëm”, u shpreh presidenti i Atletico Madridit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy