Real Madridi ka vendosur të ardhmen e Brahim Diazit, duke arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2031.
Sipas “ElDesmarque”, zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë kësaj jave.
Sulmuesi maroken ka kontratë deri në vitin 2027, por drejtuesit madrilenë duan ta mbajnë edhe për katër sezone të tjera, pavarësisht minutave të kufizuara nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Pas rinovimit të Brahimit, Antonio Rudiger pritet të mbetet lojtari i vetëm i ekipit të parë me kontratë deri në qershor të vitit 2027.
Real Madridi po punon gjithashtu për vazhdimin e kontratave me Fede Valverden dhe Jude Bellinghamin.

