Spekulimi i radhës në mediat serbe -Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në një shtet të Azisë Qendrore

by Nexhat

Ndërsa është lëshuar një urdhër-arrest për Milan Radoičiçin – pasi ai nuk u paraqit në polici në përputhje me masat e vendosura nga gjykata dhe Zvonko Veselinoviçi ka udhëtuar nga Sarajeva për në Stamboll, sipas spekulimit te Nova.rs, Radoičiçi dhe Veselinoviçi kanë udhëtuar së bashku drejt Kirgistanit.

Nova.rs shkruan se të dy ata kanë udhëtuar së bashku. Njoftimet për qëndrimin e tyre të pretenduar në Kirgistan shfaqen në një kohë kur Radoičić kërkohet në bazë të një urdhri nga Gjykata e Lartë në Beograd, ndërsa Veselinović gjithashtu ka tërhequr së fundmi vëmendjen e publikut për shkak të largimit të tij nga Bosnjë-Hercegovina.

banner

Më 17 nëntor, Gjykata e Lartë në Beograd mori vendim për caktimin e paraburgimit ndaj Milan Radoičićit dhe urdhëroi lëshimin e një urdhër-arresti, pasi ai nuk u paraqit në Stacionin Policor “Savski Venac” më 15 nëntor – një detyrim ky që ishte pjesë e masave të vendosura ndaj tij.

Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë, Ivona Čogurić, konfirmoi se është urdhëruar paraburgimi për shkak të rrethanave që sugjerojnë se Radoičić po fshihet – me fjalë të tjera, se ai është arratisur. Sipas vendimit të gjykatës, ai mund të mbahet në paraburgim për 30 ditë, duke filluar nga data dhe ora e arrestimit të tij.

Në tetor të vitit 2023, pas një seance dëgjimore lidhur me konfliktin e armatosur në Banjskë, ndaj Radoičić-it u vendos masa e kufizimit të lëvizjes, e cila e ndalonte atë të largohej nga vendbanimi i tij. Pasaporta iu konfiskua, iu ndalua largimi nga territori i Serbisë pa autorizim të gjykatës, si dhe iu caktua detyrimi për t’u paraqitur në polici më datën 1 dhe 15 të çdo muaji.

Sipas informacioneve të dorëzuara në gjykatë nga Stacioni Policor “Savski Venac”, hera e fundit që ai është paraqitur në polici ka qenë më 1 nëntor.

Pak ditë para se gjykata të lëshonte urdhër-arrestin, Milan Zvezdanović – ish-inspektor i pavarur në BIA (Agjencia për Informim dhe Siguri) – deklaroi për N1 se kishte marrë informacione jozyrtare nga qarqe të sigurisë, sipas të cilave Radoičić-i ishte larguar nga Serbia për në Moskë. I pyetur nëse ai ishte larguar nga territori serb me leje apo në mënyrë të paligjshme, Zvezdanović vuri në dukje se Partia Përparimtare Serbe (SNS) vazhdon të jetë në pushtet.

“Atij nuk i duhej leje,” deklaroi Zvezdanović.

Veselinović më herët kishte udhëtuar drejt Stambollit

Ndërkohë, Radio Evropa e Lirë raportoi se Zvonko Veselinović u largua nga Bosnje-Hercegovina më 11 nëntor, duke udhëtuar me një fluturim të rregullt nga Sarajeva për në Stamboll. Sipas informacioneve të konfirmuara për këtë media nga burime të sigurisë në Bosnje-Hercegovinë, Veselinović udhëtoi me pasaportë serbe, i shoqëruar nga vëllai i tij, Zharko.

Arsyeja e largimit të tij nga Bosnje-Hercegovina dhe udhëtimit drejt Turqisë nuk dihej në atë kohë.

Veselinović dhe Radoičić kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë biznesi për vite me radhë, ndërsa emrat e tyre janë lidhur publikisht me kontrata që kompanitë e tyre kanë siguruar nga shteti.

Në fund të vitit 2021, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj tyre, duke përmendur akuza për krim të organizuar dhe korrupsion. Në arsyetimin për vendosjen e sanksioneve, Veselinoviqi identifikohet si udhëheqës i një grupi të krimit të organizuar, ndërsa Radoiçiqi përmendet si zëvendës i tij. Këto janë pretendime të ngritura nga autoritetet amerikane dhe jo vendime përfundimtare të gjykatave serbe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy