Apel për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të para të borës

by Nexhat

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, pas reshjeve të para të borës të cilat kanë filluar në Brezovicë, Prevallë, Jezerc dhe në zona të tjera malore të rajonit të Ferizajt.

Duke pasur parasysh mundësinë e krijimit të ngricave dhe rrëshqitjes në rrugë, policia rekomandon që shoferët e mjeteve të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt ndërmjet automjeteve dhe të shmangin frenimet e menjëhershme.

banner

“Policia Rajonale e Ferizajt është në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve të rajonit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia rikujton se nga 15 nëntori deri më 15 mars, gomat dhe pajisjet dimërore janë të obligueshme për të gjitha mjetet.

“Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut, të jenë të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme rrugore”, përfundon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy