‘‘Tragjikomedi me shtet’’, Sadiku: Deputetët e VV harrojnë që janë në pushtet, ia faturuan ZRRE’së problemet e keqqeverisjes

by Nexhat

Ermal Sadiku, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi, ku ka raportuar bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Sadiku, ka kritikuar deputetët e VV’së, duke thënë se këta të fundit e ‘’morën rolin e opozitës’’, dhe se të njëjtit ‘’harruan partia e tyre është tash e gati shtatë vjet në pushtet’’.

banner

‘’ Të gjitha problemet që burojnë nga keqqeverisja e tyre, tentuan t’ia faturojnë një rregullatori që, në parim, duhet të jetë i pavarur, i paanshëm dhe i paprekur nga politika’’, ka shkruar Sadiku mes tjerash.

Postimi i plotë:

Sot, në komisionin ku jam anëtar, ishte për raportim Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Deputetët e Vetëvendosjes morën rolin e opozitës, siç bëjnë zakonisht, duke harruar se partia e tyre është tash e gati shtatë vjet në pushtet.

Të gjitha problemet që burojnë nga keqqeverisja e tyre, tentuan t’ia faturojnë një rregullatori që, në parim, duhet të jetë i pavarur, i paanshëm dhe i paprekur nga politika.

Për besë, kjo s’ka as kuptim, as logjikë.

Me qenë në pushtet e me u sjellë si opozitë ndaj dështimeve të tua, kjo më as populizëm nuk është.

Është tragjikomedi me shtet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy