Schuebel e vlerëson që Kosova ka harmonizuar politikën e jashtme dhe të sigurisë me atë të BE’së

by Nexhat

Shefi i Zyrës së BE-së, Dirk Schuebel, është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas njoftimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Schuebel ka shprehur vlerësimin për harmonizimin e Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

banner

Gjatë takimit është diskutuar edhe për rolin legjislativ dhe mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e reformave që lidhen me Planin e Rritjes të BE-së, si dhe për rekomandimet e Pakos së Zgjerimit.

Schuebel ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Komisionin në procesin e mëtejshëm të përafrimit të politikave të Kosovës me ato të Bashkimit Evropian.

“Me kënaqësi do ta mbështes Komisionin në harmonizimin e mëtejshëm të politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së Kosovës me politikat e BE-së, si dhe në forcimin e diplomacisë parlamentare dhe dialogut me shtetet anëtare të BE-së”, ka deklaruar Schuebel.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy