PSG-ja po mendon për Nico Williamsin, gati goditja në janar

by Nexhat

Paris Saint-Germain po përgatit një ndërhyrje në merkaton e janarit dhe njëri prej emrave që pëlqehet nga kampionët e Evropës është Nico Williams.

Sipas raportimeve të mediave franceze, klubi parisien po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të Athletic Bilbaos për të përforcuar repartin ofensiv.

banner

Lëndimet e rënda të Désiré Doué dhe Khvicha Kvaratskhelias kanë krijuar probleme në sulmin e skuadrës së Luis Enriques.

Të dy futbollistët kanë pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit dhe pritet të mungojnë për një periudhë të gjatë.

Nico Williams është një nga kandidatët për të mbuluar këto mungesa, ndërsa në listë janë edhe Antonio Nusa i Leipzigut dhe talenti brazilian Estevão i Chelseat.

Megjithatë, transferimi i spanjollit nuk do të jetë aspak i lehtë. Ai ka kontratë me Athletic Bilbaon deri në vitin 2035 dhe një klauzolë lirimi që tejkalon 90 milionë euro.

Për më tepër, futbollisti ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të vazhduar karrierën në Bilbao.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy